Sergei Guriev
Daniel Treisman
New York Times
Imazhi standard i diktaturës është një qeveri që mbahet me dhunë. Në sistemet totalitare të shekullit të 20-të, tiranë si Stalini dhe Mao vranë miliona në emër të ideologjive të egra. Burra të fortë si Mobutu Sese Seko në Zaire lanë gjurmë gjaku.
Por në dekadat e fundit, një lloj i ri qeverish autoritare ka evoluar duke iu përshtatur më mirë epokës së medies globale, varësisë së ndërsjellët ekonomike dhe teknologjisë së informacionit. Diktatorët e “butë” përqendrojnë pushtet, luftojnë opozitën dhe eliminojnë checks and balances, thuajse pa përdorur dhunë fare.
Liderët autoritaristë – Alberto K. Fujimori i Perusë, Vladimir V. Putin i Rusisë, Viktor Orban i Hungarisë, Recep Tayyip Erdogan i Turqisë, Mahathir Mohamad i Malajzisë, dhe Hugo Chávez i Venezuelës — kërcënuan të riformonin rendin botëror sipas imazhit të tyre, duke zëvendësuar parimet e lirisë dhe ligjit – pavarësisht sa me mangësi zbatohen nga fuqitë përfundimtare – me cinizëm dhe korrupsion. Perëndimi ka nevojë të kuptojë si funksionojnë këto regjime dhe si t’i luftojë ato.
Ca regjime gjakësore ose ideologjike janë ende – si Siria dhe Koreja e Veriut – por balanca ka ndryshuar. Më 1982, 27 për qind e jo demokracive kryenin vrasje në masë. Më 2012, vetëm 6 për qind kryejnë krime të tilla. Në të njëjtën periudhë, numri i jo demokracive me parlamente të pazgjedhura zbriti nën 15 për qind nga 31 që ishte.
Ky ndryshim mund të ketë filluar me Lee Kuan Yew të Singaporit, që kombinoi institucionet parlamentare me kontroll social rigoroz, arrestime politike të herëpashershme dhe me padi të shpeshta për të përkulur shtypin – por zbatoi ndërkohë politika miqësore për biznesin që çuan në rritje ekonomike astronomike.
Autokratët vijnë pushtet përmes zgjedhjeve kryesisht të pranueshme. Zoti Chavez, për shembull, fitoi zgjedhjet në ato që vëzhguesit ndërkombëtarë i quajtën zgjedhjet më transparente në historinë e Venezuelës.
Ngrirja ose ulja e përqindjes së përkrahjes në sondazhe është rrugë më pak e kushtueshme se terrori drejt dominimit. Zoti Erdogan shfrytëzoi popullaritetin e tij të ndryshonte Kushtetutën me referendum dhe të mbushte Gjykatën Kushtetuese të Turqisë.
Autokratët e rinj përdorin propagandën, censurën dhe mënyra të tjera informative për të fryrë përkrahjen e tyre dhe të bindin qytetarët për superioritetin e tij tyre rreth alternative të disponueshme. Ata ushqejnë një ndjenjë amorfe anti-perëndimore: zoti Orban u tall me korrektesën politike të Europës dhe rënien e konkurrencës ndërsa përdor si ryshfet ndihmën e Bashkimit Europian.
Kur ekonomitë e tyre bëjnë mirë, liderë të tillë i korruptojnë kritikët e tyre me shpërblime materiale. Në kohë më të vështira përdorin censurën. Autokratët e rinj i korruptojnë pronarët e medieve me kontrata reklamash, kërcënojnë me gjyqe, dhe inkurajojnë investitorët për të blerë mediet kritike.
Ata dominojnë Internetin duke bllokuar hyrjen në faqe të pavarura, paguajnë njerëz të sulmojnë faqet e komenteve me propagandë pro regjimit, dhe paguajnë hakera të sulmojnë faqet online të medieve opozitare.
Diktaturat e reja ruajnë një opozitë demokratike të vogël për të stimuluar garën. Zgjedhjet vërtetojnë popullaritetin e shefit. Në Kazakistan, presidenti Nursultan Nazarbayev u rizgjodh kohët e fundit me 97.7 për qind të votave.
Teknologjia e reklamave që u krijua për të shitur Ford-e dhe Pepsi përshtatet. Zoti Putin pagoi një kompani perëndimore nga më kryesoret, Ketchum, të lobonte për interesat e Kremlinit në Perëndim. Të tjerë rekrutojnë ish-liderë perëndimorë si këshilltarë – zoti Nazarbajev, për shembull, punësoi Tony Blair-in – ose u japin donacione fondacioneve të tyre.
Mbi të gjitha, autokratët e rinj përdorin dhunën me kursim. Kjo është një shpikje kyç. Hitleri merrte merita për likuidimin armiqtë. Mobutu i varte rivalët para audiencave të mëdha, kurse Idi Amin i Ugandës ushqente krokodilët me trupat e viktimave. Marrja e përgjegjësisë ishte pjesë e strategjisë: ajo i trembte qytetarët.
Autokratët e rinj nuk janë të butë – ata i shtypin me ashpërsi separatistët ose protestuesit e paarmatosur. Por dhuna zbulon natyrën e vërtetë të regjimit dhe i kthen mbështetësit në kundërshtarë. Diktatorët e sotëm e mohojnë me kujdes përfshirjen kur aktivistët e opozitës ose gazetarët vriten. Le të shikojmë çështjen e ish-presidentit ukrainas Leonid Kuçma. Një kasetë ku ai urdhëronte vazhdimisht marrjen peng të një gazetari, Georgy Gongadze, që u gjet i vdekur më vonë, ndihmuan në nxitjen e revolucionit portokalli më 2004, i cili solli rivalët e tij në pushtet.
Dhuna nuk është vetëm e kushtueshme – por dhe e panevojshme. Në vend të saj, autoritaritët e rinj mobilizojnë politikanët rivalë me procedura të pafundme gjyqësore, hetime dhe formalitete ligjore të tjera. S’është nevoja të krijohen martirë kur kundërshtarët mund të munden duke u harxhuar kohën. Agjentët e zotit Putin kanë nisur një radhë çështjesh penale kundër linderit të opozitës Aleksei A. Navalny: Ai akuzohet për mashtrimin e një kompanie kozmetike franceze dhe për vjedhje druri dhe është hetuar për vrasjen një dreri.
Së pari perëndimi ka nevojë të shpjegojë rolin e tij në ndihmën për këta autokratë. Lotimi për autokratët duhet të konsiderohet shkelje serioze e etikës së biznesit. Demokracitë perëndimore duhet të ofrojnë lajme në gjuhën vendase për t’iu kundërpërgjigjur propagandës dhe censurës. Dhe ngaqë diktaturat e bazuara në informacion janë të ndjeshëm ndaj presionit të modernizimit dhe dështimeve ekonomike të pashmangshme, duhet të durim.
Përveç propagandës, qytetarët marrin informacion përmes rrogës së tyre – sipas idiomës ruse, ata mund të zgjedhin “televizorin ose frigoriferin”.
Solli PB