-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Takimi Zaev-Xhaferoviç: Maqedonia e Veriut dhe BeH kanë përcaktime për një të ardhme të përbashkët

Më të lexuarat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev tha se vizita e anëtarit të Presidencës së BeH-së, Xhaferoviç është rezultat i vazhdimësisë dhe marrëdhënieve jashtëzakonisht pozitive dhe tradicionalisht të afërta të të dyja vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur delegacionin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili ndodhet për vizitë një ditëshe pune në vend, e që kryesohet nga anëtari i presidencës, Shefik Xhaferoviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit qeveritar, Zaev në takim ka shprehur mirëseardhje për delegacionin e Bosnjë e Hercegovinës dhe theksoi se vizita e anëtarit të Presidencës së këtij vendi Xhaferoviç është rezultat i vazhdimësisë dhe marrëdhënieve jashtëzakonisht pozitive dhe tradicionalisht të afërta të të dyja vendeve.

Zaev dhe Xhaferoviç në takim potencuan se të dyja vendet i lidhin edhe interesat dhe vlerat e përbashkëta siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme ta ndajë me BeH-në përvojën e procesit aderues deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancën Veri-Atlantike.

“Kryeministri Zaev theksoi se me rëndësi të veçantë që kjo vizitë po realizohet në ditën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe e informoi anëtarin e Presidencës së BeH-së, Xhaferoviç se vjen nga shqyrtimi i fazës së fundit të urës ‘Lulja e Srebrenicës’ e cila simbolikisht dhe realisht lidh dy vendbanime në vendin tonë në të cilën në mënyrë dominante jetojnë bashkëkombasit tonë të bashkësisë boshnjake së bashku me pjesëtarët e bashkësive tjera asaj maqedonase, shqiptare dhe të tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në takim është potencuar se edhe të dy vendet njohin potenciale të fuqishme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë përgatitjet për vendosjen e linjës ajrore mes Sarajevës dhe Shkupit që u ndërpre për shkak të pandemisë dhe prej së cilës pritet të nxitet komunikimi mes dy vendeve.

Zaev dhe Xhaferoviç në takim u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina kanë marrëdhënie të afërta nga e kaluara dhe se kanë përcaktime të përbashkëta edhe për të ardhme të përbashkët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit