14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A duhet hequr vaji i ullirit nga fytyra para abdesit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse e lyejmë fytyrën me vaj ulliri, a vlen abdesi nëse nuk e largojmë tërësisht vajin?

***

Përgjigjja:

Prej kushteve themelore të abdestit është edhe larja e fytyrës. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë…” Maide:6

Me larjen e fytyrës nënkuptojmë mënjanimin e papastërtisë nga fytyra si dhe largimin e çdo gjëje që e pengon arritjen e ujit në lëkurë. Me fjalë të tjera, uji duhet të depërtojë në lëkurën e fytyrës. Duke pasur parasysh se vaji i ullirit konsiderohet i pastër dhe nuk pengon depërtimin e ujit në lëkurë, themi se moslargimi i tërësishëm i vajit të ullirit nga fytyra nuk shkakton problem për vlefshmërinë e abdestit.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit