9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Doza e tretë, fitime marramendëse për prodhuesit

Më të lexuarat

Dozat shtesë të vaksinave përbëjnë shansin ideal për disa kompani prodhuese që të shtojnë fitimet e tyre me miliarda dollarë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi shumicën e kategorive të përzgjedhura prej tyre: personat 65 vjeç e lart, banorët e azileve të pleqve dhe ata të moshës 50 deri 64 vjeç që kanë probleme shëndetësore kronike, si diabeti, të cilëve do t’u ofrohet doza shtesë pasi të kenë mbushur gjashtë muaj nga doza e fundit e vaksinës së kompanisë Pfizer.

Sidoqoftë, kriza po evoluon vazhdimisht dhe disa zyrtarë të lartë të shëndetësisë amerikane presin që dozat përforcuese të autorizohen më gjerësisht në javët ose muajt e ardhshëm. Kjo, plus rritjen e vazhdueshme në vaksinimet fillestare, mund të nënkuptojë një fitim të madh në shitje dhe në veçanti fitime për kompanitë Pfizer dhe Moderna.Bursa Wall Street po ndjek me vëmendje zhvillimet.

Parashikimi mesatar i analistëve për të ardhurat e kompanisë Moderna në vitin 2022 është rritur me 35% që kur Presidenti Joe Biden paraqiti në mes të gushtit planin e tij për dozat përforcuese. Analistja e kompanisë Morningstar, Karen Andersen pret që vetëm dozat përforcuese të sjellin rreth 26 miliardë dollarë në shitje globale vitin e ardhshëm për kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe rreth 14 miliardë dollarë për kompaninë Moderna nëse ato miratohen për pothuajse të gjithë amerikanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit