-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Targat”, Rama në Prishtinë krah Albinit: E drejta me Kosovën, pikë!

Më të lexuarat

Kryeministri Rama mbajti fort anën e Kosovës në lidhje me fërkimet më të fundit me Serbinë, duke thënë se për çështjen e targave, e drejta është kah Kosova.

Në një dalje për median me në krah homologun Albin Kurti, gjatë një vizite në Prishtinë, Rama i cilësoi lëvizjet e ushtrisë serbe në Veri si akte teatrale.

“Është e drejtë legjitime e Kosovës dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive. Qëndrimi i Shqipërisë që e gjykoj të qartë dhe që mbetet i pandryshuar qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt.

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë! Nuk është me Serbinë. Po e bën mizën buall a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë, por thjesht po zbaton një marrëveshje.

Askush nga partnerët e Kosovës nuk e diskutoi domosdoshmërinë e konsolidimit të reciprocitetit të targave, duhet bërë kujdes që çuarja e njësive special në atë zonë, të mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtar.

Qeveria shqiptare ndan bindjen se problemi duhet zgjidhur me dialog dhe janë të gjitha mundësitë për t’u bërë kjo”, tha Rama.

Siç tha ai, “Shqipëria si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të ketë prioritet njohjen e Kosovës, si mbyllje e natyrshme edhe formalisht e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”.

“Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm. Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale-ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën. Ato në fakt nuk mbrojnë serbët në kufi, siç pretendojnë vetë qeveria e Kosovës dhe disa gjeneralë të ushtrisë së humbur të Serbisë në luftën me Kosovën. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. u paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t’i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, argumentoi i pari i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit