14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinë

Më të lexuarat

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak nga Serbia në afërsi të pikës kufitare me Kosovën në Jarinë, ka reaguar edhe KFOR-i.

Një helikopter i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR, për pak minuta ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinë.

Kallxo.com që është duke qëndruar në afërsi të kësaj pike, ka siguruar pamje të helikopterit të KFOR-it.

Ndryshe provokimet e aviacionit ushtarak serbë afër kufirit me Kosovën kanë vazhduar edhe sot.

Sipas Kallxo.com dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit