Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pasditen e sotme kanë mbajtur një konferencë për mediat lidhur me sulmet në veri të Kosovës.
“Në një akt kriminal është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok edhe dy bomba dore janë hedhur në Zveçan. Dy rrugët që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara.
Ka presione nga Serbia për qytetarët që t’u bashkohen protestave, por këto iniciativa janë të dështuara. Me qëllim të destabilizimit të situatës janë duke përhapur informacione te rreme. Ftojmë qytetarët të mos bien pre e provokimeve” tha ministri.