0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Biçikleta më e shtrenjtë në botë është shitur 80.000EUR

Më të lexuarat

Kompania suedeze Aurumania ka shitur një nga biçikletat e saj të punuara me dorë të përpunuar nga ari 24-karatësh për mbi 80.000EUR. Mbetet pikëpyetje vetëm ku ta lidh njeriu kur ta parkojë!
E dekoruar me 600 kristale Swarovski dhe ulëse lëkure nga punëtoria e prodhuesit shumë të njohur botërorë Brooks, kjo çudi biçiklete është një nga dhjetë modelet e biçikletave të cilat suedezët i kanë punuar në serinë e emëruar Crystal.
Biçikletat u dërgohen klientëve në valixhe e cila, siç thonë, është po aq luksoze sa edhe përmbajtja e saj. Blerësi i parë është një njeri nga Londra i cili e ka vendosur në murin e paradhomës së tij si dekor.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit