Para disa orëve uebfaqja u rrëzua pasi që grupi i hakerëve kanë thënë në një cicërimë, “TANGO POSHTË – http://www.homeoffice.gov.uk për propozimet e juaja të ashpra të mbikëqyrjes! Ju them që të na #PritniNeve!”
Kjo faqe ishte e rrëzuar deri para pak orëve, ku shkruante “shërbim jo i gatshëm” – që të kujton sulmet DoS të lëshuara kundër faqeve të tjera të ndryshme duke përfshirë uebfaqen e CIA-s.
Siç duket, grupi ishte duke iu referuar legjislacionit të ri të propozuar nga koalicioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dejvid Kameron që donte të bënte zgjerimin e vëzhgimit në emër të sigurisë kombëtare.
Ligjet e reja do t’ia mundësonin qeverisë të kryente disa procese të fshehta gjyqësore dhe t’ua mundësonte autoriteteve që të përgjonin thirrjet telefonike, porositë tekstuale dhe veprimtarinë online, duke përfshirë letrat elektronike të të gjithë popullsisë.
Një zëdhënës si zyrës britanike, që paraqet departamentin e qeverisë për imigrim, kundërterrorizëm, ligjin dhe rregullat, tregoi për Sky News në një deklaratë, “Ne jemi të vetëdijshëm për disa raporte që uebfaqja e Home Office mund të jetë subjekt i një proteste online.”
“Ne kemi vendosur gjithë mbrojtjet e mundshme në vend dhe do të jemi duke e vëzhguar gjendjen nga shumë afër,” shtoi më tej zëdhënësi.
Ky rrëzim paraqet një nga sulmet e shumta të profilit të lartë të bëra nga Anonymous, grup ky i cili më parë, gjatë muajit shkurt, kishte marrë përgjegjësinë për rrëzim të faqes së CIA-s.