Një person është arrestuar gjatë të premtes pasi dyshohet se kishte falsifikuar testet për COVID-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë si vazhdim i hetimeve dhe masave të fshehta.
“Rr. Robert Dol, Prishtinë (NN) 24.08.2021 – 17:45. Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/