Sot do të pranohet kontingjenti prej 35 mijë vaksinash kundër coronavirusit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është paralajmëruar se kjo dërgesë do të arrijë në orën 15:00.
Të pranishëm do të jenë liderët e vendit dhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.
Ndryshe, një ditë më parë u paralajmërua se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.
Kështu i kishte thënë Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.
Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere. /Telegrafi/