Në sulmin e regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij të kryer ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 5 dhe u plagosën 4 civilë.
Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të cilat janë të dislokuara në rrethin Maaratinnuman në juglindje të Idlibit, kryen sulme me artileri ndaj fshatit Meshun në jug të Idlibit.
Sipas informatave të marra nga ekipet e mbrojtjes civile, sipas përcaktimeve të para në sulm janë vrarë 5 civilë në mesin e të cilëve 4 fëmijë, ndërsa u plagosën 4 civilë të tjerë.
/trtshqip/