3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SHBA do të fillojë të ofrojë doza përforcuese të vaksinave kundër Covid-19 në shtator

Më të lexuarat

Dozat përforcuese  të vaksinës kundër Covid -19 do të bëhen të disponueshme gjerësisht për amerikanët duke filluar nga 20 shtatori, thanë të mërkurën zyrtarët amerikanë të shëndetësisë, duke cituar të dhëna që tregojnë zvogëlim të mbrojtjes nga vaksinimet fillestare ndërsa infeksionet rriten nga varianti Delta.

Zyrtarët amerikanë do të ofrojnë një dozë të tretë për amerikanët që u vaksinuan fillimisht me dy doza Covid-19 nga Moderna dhe nga Pfizer të paktën tetë muaj më parë, tha Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në një deklaratë .

“Është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga variantet e reja që mund të shfaqen,” u tha Presidenti amerikan Joe Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo do t’ju bëjë më të sigurt për një kohë më të gjatë. Do të ndihmojë në përfundimin më të shpejtë të kësaj pandemie.”

Qeveria amerikane pret që të japë 100 milionë doza shtesë falas në rreth 80,000 qendra në mbarë vendin, tha Presidenti Biden.

Dozat fillestare përforcuese do t’u jepen amerikanëve që morën vaksina me dy doza, por zyrtarët thanë se ata parashikojnë që personat të cilëve u është dhënë Johnson & Johnson (JNJ.N) , të autorizuar në Shtetet e Bashkuara në shkurt, gjithashtu do të kenë nevojë për dozë shtesë.

Dozat përforcuese, thanë zyrtarët, fillimisht do të përqendrohen për punonjësit e kujdesit shëndetësor, banorët e shtëpive të pleqve dhe të moshuarit – ndër grupet e para që u vaksinuan në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, shkruan Reuters.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit