1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nga Afrika në drejtim të Evropës po përhapet një valë e të nxehtit, në kryeqytetin e Tunizisë regjistrohet temperatura rekord – 49 gradë Celsius

Më të lexuarat

Një valë e të nxehtit po përhapet nga veriu i Afrikës në drejtim të jugut të Evropës, kështu ka paralajmëruar mbrëmë në Twitter, meteorologu skocez, Scott Duncan.

Sipas tij, në kryeqytetin e Tunizisë mbrëmë është regjistruar temperatura prej 49 gradë celsius, duke thyer rekordin e korrikut të vitit 1943 kur u regjistrua 47.4 gradë, transmeton Telegrafi.

“Ky është vetëm fillimi i valës së nxehtë”, ka shkruar ai duke theksuar se mbrëmë në Sicili është regjistruar temperatura prej 47 gradë Celsius.

Duncan ka paralajmëruar se kjo valë e të nxehtit pritet ta godet edhe Spanjën. Scott Duncan është meteorolog skocez që jeton dhe punon në Londër.

Ka punuar në segmente të ndryshme të industrisë së meteorologjisë, e së fundmi parashikon motin dhe analizon klimën për tregun e energjisë elektrike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit