Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.
Pas vdekjes së 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në Asim Zenel në Gjirokastër, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.
Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht.
Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat. /Tch/