-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Polonia dhe Letonia përballen me fluks migrantësh nga Bjellorusia

Më të lexuarat

Polonia dhe Letonia kanë regjistruar numër rekord të migrantëve që kanë kaluar përmes kufijve të tyre me Bjellorusinë, teksa shtohen akuzat se Minsku është duke përdorur migrantët si armë kundër Bashkimit Evropian.

Në javët e fundit, Lituania është përballur me valë migrantësh – kryesisht irakianë- nga Bjellorusia, duke nxitur autoritetet në këtë vend anëtar të BE-së, që të ashpërsojë kalimet kufitare dhe të kthejë mbrapsht migrantët.

Ndërkohë që Lituania ka ashpërsuar kalimet kufitare, Polonia dhe Letonia tani janë duke akuzuar Bjellorusinë për rritje të numrit të migrantëve nëpër kufijtë e tyre.

Garda Kufitare në Poloni ka thënë përmes një deklarate më 9 gusht se ka ndaluar 359 migrantë ilegalë në kufi me Bjellorusinë nga 6 gushti.

Sipas saj, migrantët kanë qenë nga Iraku apo Afganistani.

Më 2020, Garda Kufitare polake ka ndaluar 122 migrantë të paligjshëm në kufi me Bjellorusinë, derisa këtë vit numri është rritur në gati 900.

Polonia, shtetet baltike dhe zyrtarë të BE-së besojnë se vala e migrantëve është duke u orkestruar nga lideri autoritar në Bjellorusi, Alyaksandr Lukashenka, si hakmarrje ndaj sanksioneve të bllokut evropian ndaj qeverisë së tij, për shkak të shtypjes së protestave pro-demokracisë nga gushti i vitit të kaluar. REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit