3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Europë / Biznesi i Eurozonës u rrit në korrik, por presionet e çmimeve dhe COVID ndikojnë negativisht

Më të lexuarat

Aktiviteti i biznesit të Eurozonës lulëzoi në korrik, me ritmet më të shpejta në 15 vitet e fundit, sipas një studimi të fundit. Heqja e shumë kufizimeve të koronavirusit dhe përshpejtimi i vaksinimit i dhanë frymëmarrje industrisë dominuese të shërbimit në rajon.

Por ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesat e fuqisë punëtore ndikuan në rritjen e çmimeve të lëndëve të para, me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy dekada. Një tjetër faktoi që ndikoi negativisht në optimizmin e tregjeve ishte frika nga frenimet e mëtejshme për të përmbajtur variantin më infektiv të Delta.

Indeksi final i Menaxherëve të IHS Markit (PMI), i parë si një matës i mirë i shëndetit ekonomik, u rrit në 60.2 muajin e kaluar nga 59.5 që ishte në qershor. Me rihapjen e më shumë industrive të shërbimeve, indeksi PMI i sektorit u rrit në leximin e tij përfundimtar më të lartë që nga qershori 2006.

“Në të gjithë rajonin e Eurozonës, indeksi i PMI në sektorin e shërbimeve ishte në rritje, pasi ai përfitoi nga lehtësimi i kufizimeve,” tha Katharina Koenz në Oxford Economics.

Aktiviteti i shërbimeve në Gjermani, e cila përfaqëson edhe ekonominë më të madhe të Europës, u zgjerua me një ritëm rekord. Në Francë, ekonomia e dytë më e madhe e rajonit, rritja mbeti e lartë, por jo në nivelet e parashikuara fillimisht.

Sektori i shërbimeve të Italisë u rrit në korrik me ritmet më të shpejta në 14 vitet e fundit, ndërkohë që ekonomia në Spanjë edhe pse ishte nën nivelet e larta të qershorit, mbeti e fortë. Në Britani, jashtë Euroszonës dhe Bashkimit Europian, rritja e sektorit privat u ngadalësua ndjeshëm për shkak të bllokimeve të zinxhirit të furnizimit dhe mungesave të mëdha të punëtorëve si pasojë e kërkesave për izolim të COVID-19.

 

Rreziku Delta

Një tjetër studim tregoi se veprimtaria prodhuese vazhdoi të zgjerohet me një ritëm të shpejtë muajin e kaluar, por mungesat e materialeve të përhapura gjerësisht dhe disponueshmëria e dobët e transportit e shtynë indeksin e çmimeve të lëndëve të para të fabrikave në leximin e tij më të lartë që prej fillimit të studimit në qershor 1997.

Presionet inflacioniste u ndien gjithashtu nga firmat e shërbimeve dhe indeksi i përbërë i çmimeve të lëndëve të para u rrit në nivelin më të lartë në gati 21 vjet.

Ndërkohë, një sondazh i Reuters muajin e kaluar tregoi se rreziku më i madh për perspektivën ekonomike të rajonit vjen nga variantet e reja të COVID-19.  Përhapja e variantit Delta që përfshiu të gjithë Europën  bëri që  pritshmëritë e biznesit të shërbimeve të binte në nivelin më të ulët tre muajve të fundit.

“Duke parë përpara, mbeten të larta rreziqet negative për perspektivën e vitit 2021. Për sektorin e shërbimeve do të jetë thelbësore të ruhet shpejtësia e lartë e vaksinimit për të kufizuar përhapjen e variantit tashmë të përhapur Delta,” tha Koenz. / Reuters

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit