Mbi 30 vatra zjarri “pushtojnë” Catanian, evakuohen më shumë se 150 persona

Më të lexuarat

150 persona të bllokuar nga zjarret në dy zona detare të Catanias u shpëtuan nga anijet detare dhe personeli i Zyrës së Portit.

Personat e shpëtuar janë nga fshatrat Primosole dhe Azzurro . Disa prej tyre kanë humbur shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve dhe do të strehohen në Sallën e Sporteve në Piazza Spedini.

Brigjet u përfshinë nga flakët ndërsa çadrat u bënë hi. Ngjarja ndodhi këtë pasdite pranë plazhit të Catanias, ku shpërthyen mbi tridhjetë zjarre.

Zona më e prekur është ajo në rrethin Fossa Creta ku disa familje janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Disa shtëpi në Palermo u përfshinë nga flakët dhe banorët u evakuuan menjëherë. Biznese të tjera të vogla u shkatërruan, përfshirë një çerdhe.

Flakët duket se janë nën kontroll, por në orët e pasdites dhe të mbrëmjes ato janë favorizuar sërish nga erërat./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit