-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për ata që i duan nënat e tyre

Më të lexuarat

Kur ishe njëvjeçar të ushqeu dhe të pastroi, ndërsa ti e falënderove duke qarë tërë natën.
Kur ishe dyvjeçar të ushtroi të ecësh, ndërsa ti e falënderove duke ikur kur të kërkonte.
Kur ishe trevjeçar të gatuante ushqimet e shijshme, ndërsa ti e falënderove duke i hedhur enët për toke.
Kur ishe katërvjeçar të jepte laps që të mësosh të shkruash, ndërsa ti e falënderove duke i ngjyrosur muret.
Kur ishe pesëvjeçar të vishte rrobat më të bukura për bajram, ndërsa ti e falënderove duke i bërë të papastra ato.
Kur ishe gjashtëvjeçar të regjistroi në shkollë, ndërsa ti e falënderove duke bërtitur nuk dua të shkoj.
Kur ishe dhjetëvjeçar priste kthimin tënd nga shkolla për të të përqafuar, ndërsa ti e falënderove duke hyrë shpejt në dhomën tënde.
Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar qante (nga gëzimi) për suksesin tënd, ndërsa ti e falënderove duke i kërkuar dhurata për këtë sukses.
Kur ishe njëzetvjeçar shpresonte të shkoje me të tek të afërmit, ndërsa ti e falënderove duke qëndruar me shokët e tu.
Kur ishe njëzetepesëvjeçar të ndihmoi për t’u martuar, ndërsa ti e falënderove duke u larguar sa më larg që është e mundur bashkë me bashkëshorten tënde.
Kur ishe tridhjetëvjeçar të dha ca këshilla rreth fëmijëve, ndërsa ti e falënderove me fjalët: mos u përziej në punët tona.
Kur ishe tridhjetepesë vjeçar të telefononte duke të ftuar për drekë tek ajo, ndërsa ti e falënderove me fjalët: Jam i nxënë këto ditë.
Kur ishe dyzetvjeçar të lajmëroi se u sëmur dhe ka nevojë për kujdesin tënd, ndërsa ti e falënderove me fjalët: Është barrë që prindërit të transferohen tek fëmijët.
Sot, sado që të jetë mosha jote, si e falënderove nënën tënde?!
Ti një ditë do të kalosh nga kjo botë ndërsa dashuria e saj për ty gjithnjë mbetet.
Nëse nëna jote vazhdon të jetë afër teje, mos e braktis, mos harro dashurinë e saj dhe përpiqu ta e kënaqësh atë, ngase ti ke vetëm një nënë në këtë botë. Kur të vdesësh engjëjt do të thërrasin se ka vdekur ajo, për hir të së cilës ti je mëshiruar. Atëherë ti do të pendohesh për çdo fjalë dhe vepër me të cilën e ke zemëruar atë, mirëpo, a do të ketë vlerë pendimi atëherë?
Do të mbetesh i vetëm, pa nënë. 
O Allahu im! Mëshiroje nënën time dhe fute atë në xhenet si dhe të gjitha nënat muslimane!
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit