2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Parlamenti brazilian nderon muslimanët

Më të lexuarat

Ambasadorët e vendeve islame arabe, anëtarët e parlamentit si dhe një numër i madh i fëmijëve të komunitetit musliman brazilian u mblodhën nën kupolën e parlamentit në sallën e Kuvendit Brazilian me ftesë të Presidentit të tij “Eduardo Kuna”, për të mbajtur një ceremoni të posaçme në nder të Fesë Islame dhe komunitetit musliman atje.
 
Ceremonia filloi me një recitim të vargjeve të Kuranore nga Shejh “Muhamed Bikai” përfaqësues i Bashkimit Kombëtar Islamik – më pas u ndoq nga fjalimi i Prokurorit Federal “Edson Ribeiro” i cili theksoi faktin se Brazili është shembull i bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve dhe kulturave të ndryshme dhe se komuniteti mysliman merr pjesë në mënyrë aktive të në jetën politike, ekonomike dhe sociale, një rol që është në rritje në mënyrë të konsiderueshme.
 
Më pas Edson shtoi se ” Feja islame i bën thirrje ndjekësve të vet për paqe dhe bashkëjetesë dhe se sulmi kundër kësaj feje është fushata e rreme”. Vlen të përmendet se deputeti “Edson Ribeiro” mund të sigurojë ligjin i cili garanton të drejtën e njerëzve për veshjen fetare në vendet publike.
 
Ky projekt ka mbështetjen e fortë dhe nga shoqata e Avokatëve në Brazil. Në fund të ceremonisë sheikh “Muhamed Zidan” imam i xhamisë Brazilias, theksoi se Islami nuk është i huaj për Brazilin dhe se komuniteti musliman tha ai ka kontribuar në ndërtimin e shtetit të Brazilit.
 
Në fund “Zidan ” falënderoi secilin prej atyre që kontribuan në suksesin e kësaj ceremonie.
 
Përgatiti: Pranvera Rapanj (rtvislam)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit