1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Policia dhe prokuroria kroate nisin hetimet lidhur me aksidentin tragjik në Sllavonski Brod

Më të lexuarat

Në një autostradë në Sllavonski Brod të Kroacisë, dje ndodhi një aksident trafiku i një autobusi me pasagjerë nga Kosova, ku si pasojë humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan.

Autobusi me targa të Kosovës, brenda të cilit ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga rruga – ku si pasojë humbën jetën nëntë pasagjerë dhe një shofer, transmeton Telegrafi.null

Mbi 40 tjerë janë lënduar, e disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në anën tjetër, policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe rrethanat e aksidentit.

Shoferi i autobusit ka pranuar gjatë intervistimit në policinë kroate, se e kishte zënë gjumi, ndërsa më vonë u raportua se ai është arrestuar.

Siç raportojnë mediat kroate, disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime më të lehta, do të duhej që sot të liroheshin nga spitali i Brodit.

“Sot planifikojmë të lirojmë disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë mjeku kroat Josip Samargjiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit