Ka shkuar në 163 numri i viktimave dhe 749 numri i të plagosurve nga përmbytjet në Gjrmaninë Perëndimore.
Mediat bëjnë me dije se në Rheinland-Pfalz, në rrethin Ahrweiler, si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 117 persona ndërsa në Nordrhein-Westfalen të vdekurit janë 45, ndërsa një viktimë llogaritet në Bavari në rrethin Berchtesgaden.
Ndërkohë për shkak të situatës, pritet që kjo zonë të vizitohet nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.e.su./abcnews.al