2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Helmimi i qytetarëve në Deçan, arrestohet një zyrtar

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës.

Sipas mediave në Prishtinë, arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në fshatrat e kësaj komune.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të shikuar se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Mbi 1500 persona janë helmuar në komunëne Deçanit, ndërkohë ende nuk dihet shkaku. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) ka njoftuar se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit