Një shpërthim afër një autobusi në provincën Hayber Pakhtunkhwa të Pakistanit ka vrarë dhjetë vetë dhe plagosur 39.
Media lokale raportoi se shpërthimi ndodhi pranë një autobusi që transportonte punëtorë në ndërtimin e Digës Dasu.
Shpërthimi vrau 10 vetë, duke përfshirë dy ushtarë dhe gjashtë të huaj dhe plagosi 39 të tjerë.
Midis të huajve të vdekur janë inxhinierë kinezë të cilët kanë punuar në ndërtimin e digës.
Një zyrtar lokal i tha Reuters se kishte më shumë se 30 inxhinierë kinezë në autobus.
Hidrocentrali Dasu është pjesë e korridorit ekonomik Sino-Pakistanez, plani i investimeve në Rrip dhe Rrugë prej 65 miliardë dollarësh, me anë të të cilit Pekini dëshiron të lidhë pjesën perëndimore të Kinës me portin e Gwadar në jug të Pakistanit. /tesheshi.com/