Vendimi i Qeverisë për heqjen e kufizimeve për importim të veturave të vjetra ka ndikuar që gjatë muajit prill të ketë një rritje të importit të këtyre veturave që kanë hyrë në vend.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka thënë se gjatë muajit prill ka një rritje të importimit të veturave të vjetra.
Sipas tij, nga vende të ndryshme të Evropës janë importuar 1640 vetura të vjetra, ndërkohë që në muajin mars numri i veturave të importuara ka qenë 934 copë.
Sipas këtyre të dhënave numri i veturave të vjetra që janë importuar prej vendimit të Qeverisë për heqje të vjetërsisë është për 706 vetura më shumë në krahasim me muajin mars. “Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015 gjatë muajit prill shihet një rritje e importimit të veturave të vjetra. Sipas të dhënave gjatë muajit prill janë importuar 1640 vetura të vjetra, përderisa në muajin mars numrin i importimit të veturave të vjetra ka qenë 934 copë, në shkurt janë importuar 917 vetura, kurse në janar numri i veturave të importuara ka qenë 987” ka thënë Stavilevci.
Sipas tij, gjatë muajit prill këto vetura kanë paguar 972.245.6 euro doganë, 1.094.600 euro akcizë, si dhe 1.886.288.25 euro TVSH, ndërsa në muajin mars numri i veturave të importuara ishte 934 vetura, ku këto kanë paguar 501.094.94 doganë, 726.500.00 akcizë, si dhe 998.167.36 TVSH.kohaislame