Presidenti Emanuel Macron do t’i drejtohet popullit francez të hënën në mbrëmje me një fjalim, siç është njoftuar nga “Elysee”, në një kohë kur situata shëndetësore po përkeqësohet për shkak të mutacionit të Delta.
Presidenca franceze nuk dha hollësi për përmbajtjen e fjalimit. Megjithatë, mediat ndërkombëtare citojnë burime pranë presidentit që thanë se ai synon të paraqesë objektivat e tij për dhjetë muajt e fundit të presidencës dhe veçanërisht reformat që do të ndërmarrë, të tilla si sistemi i pensioneve.
Sidoqoftë, ai mund të njoftojë masat që do të vendosen nga Këshilli kundër Covid-19, i cili do të mblidhet të hënën në mëngjes në pallatin presidencial.
Ndër çështjet që do të diskutohen është ndër të tjera, vaksinimi i detyrueshëm i personelit mjekësor. “Do të marrë parasysh situatën shëndetësore“, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal./ Abcnews.al