E kush do ta besonte se udhëheqësja e protestave “Pegida” do të kërkoj falje. Një protestë ku si qëllim kishte ngritjen kundër Islamit dhe emigrantëve, ku rreth vetes grumbulloi një numër të madh të njerëzve të cilët protestonin kundër këtyre dukurive.
Kathrin Oertel, udhëheqja e lëvizjes “Pegida”, në një video të postuar në Facebook, u kërkon falje të gjithëve Muslimanëve. “U kërkoj falje të gjithë emigrantëve dhe të gjithë muslimanëve të cilët jetojnë në paqe, të cilët kanë përqafuar shoqërinë Gjermane, të cilët po ashtu e respektojnë kulturën dhe ligjet tona”- tha Oertel.
Ajo po ashtu u bënë thirrje të gjithë anëtarëve të lëvizjes “Pegida”, se ajo për të cilën ne jemi duke avokuar është kauzë e gabuar.
Oertel ka qenë udhëheqësja e parë femër e kësaj lëvizje, e cila lëvizje ka shokuar botën. Që nga Nëntori ekstremistë të lëvizjes dhe qytetarë të zakonshëm kanë marrë pjesë në mitingjet e përjavshme anekënd Gjermanisë.
“Ndihem pjesërisht fajtore për kampanjën e urrejtjes që kemi shkaktuar. U kërkoj falje dhe kjo është e vetmja formë që mund të ndalojë këto tensione.” Ajo këtë video e ka inqizuar në makinë.
” Për të arritur paqen, duhet të jeni të gatshëm për dialog”- tha ndër të tjera Oertel./KohaIslame