-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A janë më të mira dhjetë ditët e Dhul-Hixhes se dhjetë ditët e Ramazanit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Dhjetë ditët e Dhul-Hixhes janë më të mira se dhjetë ditë Ramazanit. Nga ana tjetër, dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.

Ibnul Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Në këto dhjetë ditë janë Dita e Arafatit, – dita Therjes së Kurbanëve dhe dita Taruijeh (gjuajtja e gurëve). Por lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të ishte i zgjuar gjatë të gjithë atyre netëve. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”

Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.

Shejkhul Islam Ibnu Tejmije

Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit