3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sakrifica që po lihet anash nga shumë familje muslimane! Xheladin Leka

Më të lexuarat

Secili prej nesh ka dëgjuar dhe ka parë raste kur vëllezërit tanë udhëzoheshin në rrugën e drejtë, se si ata preokupoheshin se si t’ia bëjnë me gratë e tyre që edhe ato të bashkëngjiten në këtë rrugë.
Preokupimi më i madh ishte rreth mbulesës, sepse nuk arrihej lehtë, sidomos për ato gra që nuk kishte mbetur në familjet e tyre pothuajse asgjë nga praktikat e dukshme të islamit.
Megjithatë, shumë vëllezër kanë pasur sukses, apo të them më ndryshe, shumë nga ata janë shpërblyer nga gratë e tyre duke u bërë edhe ato krahu i djathtë në rrugën për te Allahu dhe duke vërë shaminë siç duhet të jetë një muslimane.
Të gjitha këto vendime ishin të rënda, shpeshherë edhe me pasoja, kryesisht me përjashtim nga puna por nganjëherë edhe me përjashtim nga familja, fisi dhe shoqëria e ngushtë.
Për çudi, këta prindër që deri sot kanë sakrifikuar shumë për këto synime, sot po i nënvlerësojnë ato dhe po i mbyllin sytë para tyre.
Sa e sa familje që i njoh, madje për së afërmi, prindërit janë të udhëzuar në islam, gruaja me shami, kurse vajza e tyre ka hyrë në moshën madhore dhe këta të dy së bashku nuk kanë arritur ta bindin vajzën ta vë shaminë?!
Ku është sakrifica për shaminë me vite të tëra? Ku është dashuria ndaj këtij ligji të Zotit?
Nëse familjet muslimane nuk arrijnë t’i mbjellin te pasardhësit e tyre bazat dhe shtyllat e fesë, atëherë kush do e bëjë këtë?
Apo, ndoshta, përsëri do të sillemi në të njëjtën pikë, pasi të martohen vajzat tona, të mbulohen pasi të shkojnë te burri?!
Prindër të nderuar, sakrifica që keni bërë për hir të Allahut nuk ka afat, ajo vazhdon derisa të jeni gjallë, andaj, vazhdonjeni rrugën e Allahut, të cilën e keni mësuar, tek pasardhësit tuaj me sinqeritet dhe seriozitet.
Përndryshe, çfarë kuptimi do të ketë sakrifica juaj e atëhershme?
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit