9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Ah sikur te me ishte këputur koka duke thirrur ezanin”

Më të lexuarat

Një këndes këndonte çdo mëngjes, në kohën e Ezanit të sabahut. Me zërin e tij, shumë besimtarë rreth e rrotull, zgjoheshin për të falur namazin.
Në një ditë të zymtë, pronari e kërcënoi këndesin dhe i tha: – Je duke na shqetësuar çdo sabah! Fëmijet po qajnë naten nga zëri yt. Që tani e mbrapa nuk do të këndosh më, përndryshe do të ti shkul të gjitha puplat! –
Po mirë atëherë, s’kam ç’bëj, do te toleroj pak. Këndesa të tjerë le te këndojnë. Nën kushtet e kërcënimit nuk kam zgjidhje tjetër, veç ta ul kokën pak. Ruajtja e jetës ka perparësi ndaj këndimit të ezanit. Do te duroj..
Ditet kaluan, këndesi nuk këndonte më. Ama pronari grindavec, përsëri, shkoi te këndesi dhe i tha: – Tani e mbrapa do të sillesh si një pulë! Mos ec si kokosh krenar! Përndryshe do të të ther.
Ne rregull, do ta ndryshoj stilin e të ecurit, Nuk do të dallohem më nga pulat. Ruajta e jetës kerkon maturi dhe durim, perballe kercenimeve .
Diten kalonin, këndesi po plakej Pronari shkoi edhe me tutje: – Tani që nuk këndon dhe stilin e jetës e ke bere si të pulave, kerkoj që, çdo ditë, në kotecin tend të gjej veze. Do te besh veze, perndryshe do të ta këpus koken.
– Ah sikur te me ishte keputur koka duke thirrur ezanin .
Qellimi yne duhet te jete kenaqesia e Krijuesit dhe jo servilizmi ndaj krijesave. Humbja e identitetit fetar, për hir te politikave dashakeqe, shkelja e vlerave dhe parimeve per hir te nje realiteti pa vlera, eshte ne dem te komunitetin tone.
Shkëputje nga Shkëndija Kuranore – Gilman Kazazi , Shkodër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit