Klubi i Barcelonës ka lajmëruar se qendërmbrojtësi Jeremy Mathieu do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Bayernit, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Përndryshe, Barcelona e ka të gatshme pjesën tjetër të skuadrës.
Francezi pritet të kthehet për ndeshjen e kthimit.
Barcelona pret Bayernin nesër në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.