Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, deklaroi se ministrat e Jashtëm të BE diskutuan për Turqinë para samitit të mbajtur në datat 24 dhe 25 qershor.
Ai theksoi se kishte pasur një komunikim edhe me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu në Antalia para se të nisej për në Liban.
Borrel vuri në dukje se marrëdhëniet e BE me Turqinë janë prekur nga çështja e Qipros, teksa theksoi se BE do të monitorojë nga afër këtë situatë duke u përpjekur nisjen e negociatave në Gjenevë.
“Besoj se kjo është një mundësi e mirë për të gjetur një zgjidhje për problemin e Qipros”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al