1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kur duhet të mbërrini në një intervistë pune

Më të lexuarat

Ekspertët thonë se nuk duhet të mbërrini shumë herët dhe as shumë vonë.

 

Në procesin e intervistës për punë, ju nuk mund të dini pyetjet që menaxherët do t’ju bëjnë ose se cilët punëdhënës do t’ju kontaktojnë sërish. Por ajo që ju e keni në dorë dhe mund të ndikojë shumë në intervistën e punës është që të mbërrini herët, thonë ekspertët.

 

Pse 15 minuta më herët është koha më e mirë për të mbërritur

Ekspertët e punësimit kanë ranë dakord se të mbërrish 15 minuta përpara se një intervistë pune të fillojë është koha më e mirë. 15 minuta është koha e duhur për të minimizuar të gjitha problemet që mund të lindin duke lëvizur nga pika A në pikën B, shprehet Josh Doody, ish-menaxher rekrutimesh.

Për më tepër, mbërritja juaj mund të përfshijë gjithashtu aktivitete që kërkojnë kohë, si p.sh. regjistrimi në listën e pritjes, rruga nga recepsioni deri tek zyra ku do të kryhet intervista ose një ashensor i ngadaltë. Të shumtë janë personat që stresohen përpara një interviste pune dhe mbërritja 15 minuta më herët eliminon një burim të madh stresi.

Ju patjetër që nuk do të doni mbërrini vonë, thonë ekspertët.

“Arritja me vonesë dërgon një mesazh të keq, pavarësisht nga arsyeja,” tha Hartman. “Kjo tregon mungesë angazhimi”, tha Phyllis Hartman themelues i kompanisë së burimeve njerëzore, PGHR Consulting.

Për t’u siguruar që të arrini në kohën e duhur, bëjeni rrugën deri te vendi ku keni për të dhënë intervistën një ditë përpara datës që ju është caktuar intervista, sugjeroi Hartman, “veçanërisht nëse është në një vend që nuk e njihni”.

 

Pse mbërritja shumë herët nuk krijon një përshtypje të mirë

“Nëse arrini shumë herët, ekipi intervistues bëhet nervoz, ata pyesin vetën “Pse ka ardhur kaq herët”, dhe kjo e bën ekipin e punësimit të nxitojë për të përfunduar takimet e tjera. Ju nuk doni ta bëni këtë, ”tha Amy Polefrone, CEO e HR Strategy Group.

Doody thotë se mbërritja shumë herët mund të interpretohet si : “Ndoshta, unë jam shumë energjik, por ndoshta jam edhe i dëshpëruar.”

Nga ana pozitive, mbërritja shumë herët do të thotë që ju do të keni më shumë kohë për t’u regjistruar në recepsion ose për të shkuar deri të zyra ku do të kryhet intervista. “Gjithsesi, unë do të preferoja pesë minuta më herët se sa 30 minuta me vonesë”, tha Doody.

 

Për intervistat virtuale të punës, duhet të jeni gati 5 minuta përpara se të fillojë intervista

Edhe për intervistat virtuale, të tilla si ato në Google Hangouts ose Skype, duhet të tregoni se jeni gati dhe të disponueshëm në kohën e duhur.

Doody thotë se kandidatët duhet të jenë të disponueshëm të paktën pesë minuta më herët në intervistat virtuale, për t’u përgatitur, si për shembull për të lidhur kufjet, për të pirë një gotë me ujë dhe për të qenë sa më të qetë.

Dita dhe koha më e mirë për një intervistë pune është të mbërrini në kohën e duhur

Në vend që të shqetësoheni nëse një e hënë në mëngjes ose një e premte pasdite rrit mundësitë tuaja për të bërë një përshtypje të mirë, do të bënit më mirë që të shqetësoheshit për të mbërritur në orarin që ju është caktuar intervista e punës.

“Nëse ju jepet mundësia për të zgjedhur, jepini intervistuesit disa opsione se kur mund të jeni të disponueshëm”, përfundon Doody. / Huffington Post

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit