2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bie vlera e aksioneve të Coca-Cola. Shkaku Cristiano Ronaldo

Më të lexuarat

Gjesti i Cristiano Ronaldos i ka shkaktuar Coca-Cola një humbje prej ‘4 miliardë dollarë’.

Ronaldo, duke folur përpara ndeshjes së Portugalisë në fazën e grupeve në Euro 2020 kundër Hungarisë, vuri re dy shishet e pijeve të gazuara dhe i largoi menjëherë.

Sulmuesi legjendar më pas nxorri një shishe me ujë dhe u tha kamerave: “Agua! (Ujë!)”. Ronaldo më parë ka folur për mospëlqimin e tij ndaj pijeve freskuese me sheqer.

36-vjeçari, i cili e trajton trupin e tij si një tempull dhe është në gjendje të jashtëzakonshme fizike për moshën e tij, nuk i pëlqen që djali i tij i madh Cristiano Ronaldo Jr të konsumojë produkte të tilla.

Sidoqoftë, gjesti i Ronaldos thuhet se ka pasur një ndikim të madh negativ në Coca-Cola si markë.

Raportohet se çmimi i aksionev të kompanisë para dhe pas gjestit të ikonës Portugeze për të lëvizur shishet në njërën anë ka çuar në miliarda dollarë humbje për kompaninë.

Coca-Cola kaloi nga vlera 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë – një “rënie brutale me 1.6%” për kompaninë në tregun e aksioneve.

Një humbje prej 4 miliardë dollarësh pas një gjesti nga Cristiano Ronaldo. E pabesueshme.

Aksionet e Coca-Cola ishin afër 56.10 dollarë kur bursa u hap në 3 pasdite në Europë.

Por 30 minuta më vonë, pasi Ronaldo dhe Fernando Santos morën pjesë në sallën e konferencave për shtyp në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, stoqet thuhet se u zhytën në një minimum prej 55.22 dollarë për aksion.

A i janë përgjigjur Coca-Cola apo UEFA gjestit të Ronaldos?

Coca-Cola është një nga markat më të famshme në botë, por ende nuk ka komentuar për gjestin e Ronaldos.

UEFA gjithashtu ka qëndruar e qetë, megjithëse Daily Mail thotë se të dy organizatat ‘nuk ka gjasa të jenë të lumtura’ që një nga yjet më me ndikim të botës në sport ka treguar një përbuzje të tillë ndaj Coca-Cola, e cila ka qenë një partner i Kampionatit Europian që nga viti 1988.

Ronaldo, i cili po synon të marrë trofeun Henri Delaunay për herë të dytë në pesë vjet këtë verë, mund të jetë duke garuar në turne për herë të fundit në karrierën e tij.

Sulmuesi i Juventusit do të jetë 39 vjeç kur të fillojë Euro 2024.

/givemesport

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit