0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Opozita pret reflektimin e Qeverisë për protestat e ardhshme

Më të lexuarat

Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk kanë bërë të ditur për vendimet e mëtutjeshme në lidhje me protestën e radhës.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë për Indeksonline se ka zhvillime, por që po presin reflektimin e Qeverisë në lidhje me kërkesat që u janë parashtruar.
“Të gjitha vendimet tona do të bëhen publike për opinionin në kohë. Po presim Qeverinë që të na njoftojë se sa kanë punuar për zbatimin e kërkesave”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi është shprehur se katër kërkesat e qytetarëve janë tejet legjitime dhe duhet të bëhet zbatimi i tyre.

“Ne po presim nga Qeveria që të reflektojë në kërkesat e qytetarëve, të cilat janë legjitime dhe janë të ngritura si shqetësim që kanë nevojë për reflektim”, ka thënë ajo për Indeksonline.
Kadaj-Bujupi ka shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet institucionale dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët deri në realizimin e kërkesave./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit