-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Një ditë para takimit në Bruksel, Konjufca: E rrezikshme nëse hapet tema e Zajednicës

Më të lexuarat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca këtë të hënë ka folur në lidhje me temën kryesore të dialogut Kosovë-Serbi, për çështjen e Asociacionit që do të fillojnë nesër në Bruksel.

Konjufca  në një prononcim për mediat  ka thënë se qëndrimi i tij është që dialogu të kryhet sa më parë, mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet me qëndrimet e fundit të Aleksandër Vuciçit.

 “Na kem qef dialogu me u kry ma shpejt, po vështirë është me u kry ma shpejtë dialogu, kur Vuçiçi mendon që duhet me marrë diçka në Kosovë. Me këto qëndrime të Vuçiçit, me këto ambicie të nalta të Serbisë, mos e përjashtoni që dialogu mund të zgjasë me vite të tëra.

Po liberalizimi nuk duhet të lidhet me këtë proces.

Unë mendoj që edhe zyrtarët e BE-së që e thonë këtë gjë e kanë gabim, nëse ekziston ky si version, si qëndrim zyrtar i Komisionit Evropian unë mendoj se do të ishte kthim prapa”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari ka treguar edhe qëndrimet që ka ai për Asociacionin, duke thënë se një temë e tillë nuk duhet të rihapet.

“Qëndrimet e tona duhet të jenë të qarta sa i përket Asociacionit, atë e ka hedh poshtë Gjykata jonë Kushtetuese, pas atij vendimi përpjekja për ridefinimin e një asociacioni të ri është shumë i vështirë dhe unë mendoj që institucionet e Kosovës nuk duhet ta pranojnë një qasje të tillë.

Është shumë e rrezikshme nëse rihapet, institucionet tona duhet ta majnë qëndrim që kjo është çështje e mbyllur, nuk duhet ta pranojnë ta rihapin meqë e ka prek themelin e Kushtetutës tonë”, është shprehur Konjufca./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit