1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Versioni i policëve: E vërtëta ndryshe për rastin e Faik Fazliut- shau dhe ofendoi policët

Më të lexuarat

Gjithçka që dihet deri në këto momente për rastin e Faik Fazliut, ish- ushtar i UÇK dhe invalid i luftës, është se ai u arrestua dhe më pas u lirua nga prokurori i rastit për shkak të “sjelles së pahijshme”, të disa pjesëtarëve të policisë në Prizren.Faik Fazliu, vazhdimisht po akuzon ata pjesëtarë të policisë në Prizren se e rrëzuan në tokë dhe më pas e lidhën me pranga pa asnjë arsye.Por, Gazeta Blic nga burime të saja në policinë e Prizrenit ka arritur të mësoj, se e vërteta është krejt ndryshe, bazuar në versionin e policëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Para se të ndodh rrëzimi në tokë i Faik Fazliut dhe prangosja e tij, sipas këtij versioni, Fazliu shau dhe ofendoi pjesëtarët e policisë së Kosovës në një lokal në Prizren.E, ky konfilkt verbal i Faik Fazliut me pjesetaerët e policsë së Kosovën kishte çuar deri te rrëzimi i tij në tokë dhe më pas arrestimin dhe dërgimin e tij në stacionin policor në Prizren.“Në stilin e një kapadaiu ai i tha pronarit të lokalit se nëse ke probleme me policinë unë jam këtu”, tregojnë burimet e gazetës, fjalët e Faik Fazliut e që këto ishin vetëm fillimi i asaj që çoi deri në atë që tashmë dihet.
“Ai më pas ka kërkuar që muzika mos të ndalet edhe pse orari ishte afër përfundimit kur lokalet duhet të mbyllen bazuar, në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se njërzit duhet të largoheshin nga lokali”, ka vazhduar tutje burimi i Gazetës Blic, bazuar në versionin e policëve që atë natë ishin në vendin e ngjarjes.“Në momentin kur policia i është ofruar Faik Fazliut, njërit nga policët i ka thënë se une e ti shihemi privatisht, duke e kërcënaur kështu policin e përfshirë në rast”, citon fjalët e Fazliut burimi i Gazetës.Të gjitha këto deklarata nga ana e pjesëtarëvr të policisë së Kosovës që kanë qenë të prfshirë në rastin Fazliu, janë të deponuar në stacionin policor në Prizren.
“Të njëjtat deklarata të pjesëtarevë të policisë së Kosovës që kanë qenë të përfshirë në këtë rast janë dhënë edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës”, kanë thënë burimet e Gazeta Blic.Sipas këtyre burimeve njëri nga pjesëtaret e policisë së Kosovës i përfshirë në rast ka qenë ish- ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përderisa njëri nga policët e tjerë është i biri i një dëshmori të Kombit.Gazeta Blic ka kontakuar me Faik Fazliu por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.Fazliu ka akuzuar policët se pa e thënë asnjë fjalë e kanë rrëzuar për toke.Madje, ai ka theksuar është kërcënuar edhe në stacionin policor nga disa eprorë të policisë.Pas arrestimit, pati përplasje të ashpra edhe në rrjetet sociale ndërmjet tij e ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit