Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha sihariqin se anija turke e sondimit, “Fatih” ka bërë një zbulim të ri të gazit natyror prej 135 miliardë metra kub në pusin “Amasra-1”, në Detin e Zi në rrethin Sakarya.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha sihariqin se anija turke e sondimit, “Fatih” ka bërë një zbulim të ri të gazit natyror prej 135 miliardë metra kub në pusin “Amasra-1”, në Detin e Zi në rrethin Sakarya.
Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të Portit Filyos dhe Kompleksit të Përpunimit të Gazit Natyror në Detin e Zi në rrethin Zonguldak. Ai tha se me punimet e reja, zbulimi i përgjithshëm i gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi ka arritur në 540 miliardë metra kub.
“Aktivitetet e shpimit në rajonin e pusit Amasra-1 janë në vazhdim dhe ne presim lajme të reja të mira nga ky rajon”, u shpreh kreu i qeverisë turke.
“Nxjerrja e gazit natyror nga deti në tokë do të bëhet në tre faza. Faza e parë përfshin vendosjen e sistemeve të prodhimit të gazit natyror në shtratin e detit. Faza e dytë do të përfshijë fillimin e punës së kantierit që do të përpunojë gazin natyror në tokë dhe do ta bëjë atë të gatshëm për përdorim. Faza e tretë është tubacioni që do të sigurojë lidhjen midis sistemit në det dhe kantierit në tokë”, tha Erdogan.
Gjithashtu ai bëri të ditur se këtë vit do të vihet në veprim investimi i energjisë së rinovueshme prej 4 mijë megavatesh, përkatësisht 2 mijë megavat të energjisë diellore dhe 2 mijë të erës.
Kurse në lidhje me portin Filyos, Erdogan tha: “Është një prej infrastrukturave të rëndësishme të projektit për ta bërë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, që zë vend ndër objektivat e 2023 (100-vjetori i themelimit të Republikës).”
“Ne filluam të shohim dritë në arritjen e objektivit të eksportit prej 200 miliardë dollarësh deri në fund të vitit”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.