-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Arrestimi i bushjëm i një aktivisteje palestineze na policia izraelite

Më të lexuarat

Policia izraelite ka ndaluar aktivisten Moon al-Kurd, e cil udhëhoqi një fushatë kundër dëbimeve të dhunshme të palestinezëve nga Sheikh Jarrah, një lagje e Jeruzalemit Lindor të okupuar.

Babai i saj, Nabil al-Kurd, u tha gazetarëve se policia kishte arrestuar të bijën pasi bastisi shtëpinë e tyre në Sheikh Yarrad, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, duke shtuar se policia kishte dhënë urdhra që vëllai i saj binjak Mohammad të dorëzohej .

Nabil al-Kurd shtoi se vajza e tij u dërgua në një stacion policor izraelit në rrugën Salaheddine në Jeruzalemin Lindor të okupuar.

“Mos ki frikë”, i tha familjes Muna al-Kurd ndërsa u mor nga policia, sipas një video në internet.

Mohammad al-Kurd, së bashku me motrën e tij, është prapa një fushate tre-mujore në mediat sociale #SaveSheikhJarrah, e cila kundërshton dëbimet e dhunshme të palestinezëve nga shtëpitë e tyre.

Paraburgimi i gruas palestineze vjen një ditë pasi gazetarja arabe e Al Jazeera-s, Givara Budeiri u arrestua të shtunën ndërsa po mbulonte një demonstratë në Sheik Jarrah.

Budeiri u la e lirë disa orë më vonë dhe arrestimi i saj shkaktoi një breshëri kritikash.

Pjesërisht për shkak të veprimeve të vëllait dhe motrës së tij Kurd, historia e Shejh Jarrah ka udhëtuar nëpër botë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit