4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Trump: Kinës duhet t’i paraqitet një faturë prej 10 trilionë dollarë nga të gjitha vendet në botë, si kompensim për dëmin e shkaktuar nga pandemia

Më të lexuarat

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Kina të paguajë “dëmshpërblime” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dëmit të bërë nga COVID-19, që fillimisht u raportua në qytetin e Wuhan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një fjalim të rrallë në një konventë republikane në Greenville, Karolinë të Veriut, Trump tha se Kinës duhet t’i paraqitet një faturë prej 10 trilionë dollarë dhe se të gjitha vendet që i kanë borxh Kinës, duhet të anulojnë borxhet e tyre si një “parapagim për dëmshpërblimet”.

Ish-presidenti potencoi se SHBA-ja duhet të vendoste tarifa prej 100 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Kina.

“Ne kërkojmë dëmshpërblime nga Partia Komuniste e Kinës. Kina duhet të paguajë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit