3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Paralajmërimi për konsumatorët rreth kriptovalutave nga Autoriteti Bankar Evropian

Më të lexuarat

Përmbledhje

Autoriteti Bankar Evropian (EBA) ka lëshuar këtë paralajmërim për konsumatorët me qëllim theksimin e rrezikut potencial që mund të hasin gjatë blerjes, zotërimit apo tregtimit me monedha virtuale të tilla si Bitcoin. Monedhat virtuale vazhdojnë të mbesin një ndër titujt kryesor të lajmeve dhe po gëzojnë një popullaritet në rritje.

Megjithëkëtë, secili duhet të ketë parasysh rrezikun që ndërlidhet me monedhat virtuale, përfshirë edhe humbjen e parave tuaja. Nuk ekziston ndonjë normë rregullative mbrojtëse e veçantë e cila do të mbulonte humbjet në rast se platforma që shkëmben ose ruan monedhat tuaja virtual, dështon ose shuan veprimtarinë.

Përderisa EBA aktualisht po vlerëson të gjitha çështjet relevante të ndërlidhura me monedhat virtuale me qëllimin për të parë nëse monedhat virtual mund dhe duhet të rregullohen dhe mbikëqyren, ju këshillojmë që të njoftoheni me rrezikun që ndërlidhet me monedhat virtuale.

Çka janë monedhat virtual?

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veproj si mjet pagese.

Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’. Aktualisht është rritur mundësia e përdorimit të monedhave virtuale si mjete pagese për mallrat dhe shërbimet gjatë realizimit të shitjeve me pakicë, restorante dhe lokale argëtimi. Këto transaksione shpesh nuk shkaktojnë ndonjë tarifë ose ngarkesë, dhe nuk përfshijnë bankat.

Kohëve të fundit, monedha virtuale ‘Bitcoin’ ka shtruar skenën për një gjeneratë të re të decentralizuar, peer-to-peer të monedhave virtual – shpesh të referuara si kripto-monedha (crypto currencies). Pas rritjes së fundit të kësaj monedhe, janë paraqitur një dyzinë monedhash virtuale që kanë ndjekur rrugën e Bitcoin.

Si funksionojnë?

Shembull i përdorimit të Bitcoin, monedhat virtuale mund të blihen në një platformë shkëmbimi duke përdorur monedha konvencionale. Duke përdorur këtë portofol, konsumatorët mund të dërgojnë Bitcoins online për këdo që dëshiron t’i pranojë ato, ose t’i kthejë ato në monedha konvencionale të dekretuara (si Euro, Funta ose Dollari)

Janë krijuar Bitcoins të ri në internet duke përdorur softuer kompjuterik-intenziv të njohur si ‘Bitcoin miners’. Ky program i lejon konsumatorët të “mine” (nxjerrin) sasi të vogla të monedhës përmes zgjidhjes së algoritmeve të ndërlikuara qëllimisht. Megjithatë, rritja e ofertës së parasë është e fiksuar kështu që lëshohen vetëm shuma të vogla përgjatë një periudhe të caktuar kohore.

Cilat janë rreziqet që duhet t`i keni parasysh?

EBA ka identifikuar disa karakteristika dhe rreziqe që duhet të jeni të vetëdijshëm para se të blini, zotëroni ose tregtoni monedha virtuale.

Paratë mund t`ju vidhen nga portofoli juaj digjital

Pas blerjes së monedhës virtuale, ajo ruhet në një “portofol digjital” në një kompjuter, laptop apo telefon të “mençur”. Të gjithë “portofolat digjital” kanë një çelës publik, si dhe një çelës personal apo fjalëkalim që mundëson qasjen tuaj. Megjithatë, “portofolat digjital” nuk janë të papërshkueshëm nga hakerët. Parat mund t`ju vidhen nga portofoli ngjashëm sikurse edhe në rastin e portofolit të zakonshëm. Konsumatorët kanë raportuar raste të humbjes së monedhave virtuale që tejkalojnë vlerën prej 1 milion dollarëve amerikan, me pak mundësi që të njëjtat të rikthehen.

Për më tepër, nëse e humbni çelësin apo harroni fjalëkalimin e portofolit tuaj digjital, monedhat virtuale mund të humben përgjithmonë. Nuk ka ndonjë agjenci qendrore që regjistron fjalëkalimet apo që mund të sigurojë fjalëkalimet zëvendësuese.
Nuk jeni të mbrojtur gjatë përdorimit të monedhave virtuale si mjet pagese
Gjatë përdorimit të monedhave virtuale si mjet pagese për mallrat dhe shërbimet nuk jeni të mbrojtur nga të drejtat e rimbursimit që ofrohen në kuadër të ligjeve të BE-së, si për shembull për transaksionet nga bankat konvencionale apo nga ndonjë llogari tjetër për pagesë. Prandaj, debitimet e paautorizuara apo të gabuara nuk mund të kthehen.

Gjithashtu, pranueshmëria e monedhave virtuale nga ana e shitësve me pakicë nuk është e garantuar dhe mbetet në kuadër të diskrecionit të tyre dhe/apo të marrëveshjeve kontraktuale, të cilat si të tilla, mund të ndërpriten në çfarëdo kohe dhe pa ndonjë periudhë të njoftimit paraprak.

 

Vlera e monedhave tuaja virtuale mund të ndryshoj shumë shpejt, madje mund të bie në zero

Çmimi i Bitcoins dhe monedhave të tjera virtuale është rritur ndjeshëm. Kjo ka nxitur disa konsumatorë që të investojnë në këtë lloj të monedhave. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se vlera e monedhave virtuale është shumë e paqëndrueshme dhe si e tillë shumë lehtë mund të shënoj rënie apo ngritje. Në rast se popullariteti i një monedhe të caktuar bie, për shembull nëse rritet popullariteti i një monedhe tjetër virtuale, atëherë është shumë e mundshme që vlera e saj të bie në mënyrë të shpejt dhe të përhershme.
Paqëndrueshmëria e çmimit të monedhës mund të ndikojë tek ju nëse i blini monedhat virtuale si mjet të pagesës: për dallim nga pagesat e bëra në banka tradicionale apo në llogari të pagesave me denominim në monedha të dekretuara, nuk mund të jeni të sigurt që vlera e fondeve tuaja në monedha virtuale do të mbetet e qëndrueshme.

 

Transaksionet me monedha virtuale mund të përdoren për aktivitete kriminale, përfshirë edhe shpëlarjen e parave

Transaksionet me monedha virtuale janë publike, por jo edhe pronarët dhe pranuesit e këtyre transaksioneve. Transaksionet janë kryesisht të pagjurmueshme, dhe i ofrojnë konsumatorit të monedhës virtuale një shkallë të lartë të anonimitetit. Prandaj, është e mundshme që rrejti i monedhave virtuale përdoret për transaksionet që ndërlidhen me aktivitete kriminale, përfshirë edhe shpëlarjen e parave. Ky lloj i keqpërdorimit mund të ndikojë edhe tek ju, pasi që organet për zbatimin e ligjit mund të vendosin mbylljen e platformave të shkëmbimit dhe t`ju pamundësojnë qasjen apo përdorimin e fondeve të cilat mund t’i keni ruajtur në këto platforma.

 

Mund të jeni subjekt i detyrimeve tatimore

Duhet të jeni të vetëdijshëm se zotërimi i monedhave virtuale mund të ketë edhe implikime tatimore, siç është tatimi mbi vlerën e shtuar apo tatimi mbi fitimet kapitale. Me rastin e përdorimit të monedhave virtuale, duhet të shqyrtoni nëse detyrimet e tilla tatimore aplikohen në vendin tuaj.

Si mund ta mbroni veten?

Ju rekomandojmë që, nëse blini monedha virtuale, duhet të dini dhe të kuptoni karakteristikat e tyre specifike. Nuk duhet të përdorni para “të vërteta” që nuk mund ta përballoni t`i humbisni.
Portofolit tuaj digjital duhet t’i kushtoni të njëjtin kujdes sikurse edhe portofolit tuaj të zakonshëm. Nuk duhet të mbani shuma të mëdha të parave për periudha të gjata kohore dhe duhet të siguroheni që t’i mbani të sigurta. Gjithashtu, duhet të merrni informata për pronësinë, modelin e të bërit biznes, transparencën dhe perceptimin publik të platformave shkëmbyese të cilat mendoni t’i përdorni.

EBA/WRG/2013/01

12 Dhjetor 2013

Banka Qendrore e Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit