1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një kritik i Kremlinit nxirret nga aeroplani dhe arrestohet

Më të lexuarat

Ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një aeroplan në Shën Petersburg dhe u arrestua.

Andrei Pivovarov u mor për pyetje në Shën Petersburg dhe u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”, tha avokati i tij.

Autoritetet ruse nuk kanë dalë ende me ndonjë koment.

Pivovarov u nxor nga aeroplani që do të udhëtonte për në Varshavë, derisa ai ende ishte në aeroportin Pulkovo.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Pivovarov tha se autoritetet planifikojnë ta dërgojnë atë në qytetin Krasnodar, për arsye ende të panjohura.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit