3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

HIPOTETIKE/ Si dhe ku do ishte Izraeli shtet pas shembjes në Palestinë?

Më të lexuarat

Fillimisht duhet të gjejë një vend, që të jetë i vogël për përmasat e tij si popull. Të jetë në Evropë, ku sipas tyre është zhvillimi. Të ketë dalje në det që ta ndihmojë në ekonominë e tij. Të jetë një komb i nënshtrueshëm lehtësisht. Të jetë një komb që të mos ketë mbështetje ndërkombëtare. E sidomos t’ia dedikojë Amerikës ekzistencën e tij. Ashtu tamam si Izraeli sot. Në këtë mënyrë Amerika mund ta menaxhojë lehtësisht popullsinë vendase. Edhe BE mund të ndihmojë duke u lehtësuar procedurat e transferimit në Shtetet e saj, për një jetë më të mirë.

Nëse i marrim të gjithë këto kushte, vendi më ideal për këtë është Shqipëria dhe Kosova bashkë.

Për 30 vite me radhë në Shqipëri, dhe po aq gati edhe në Kosovë, popullatës i është ushqyer fort ideja e jetesës më të mirë në Evropë. (Mënyra më e mirë duke ua mbyllur kufijtë pjesërisht ose plotësisht)

Gjithashtu për të arritur qëllimin e tyre, izraelitët kanë injektuar fort dhe në mënyrë artificiale “lidhjet e shqiptarëve për izraelitët”, duke propaganduar se jemi dy kombe me të njëjtat fate. Edhe pse e vërteta është se ne jemi autoktonë në trojet tona, ndërsa izraelitët janë komb pa atdhe.

Por çfarë mund të ndodhë?

Me mbështetjen amerikane, shqiptarëve do t’u kërkohet që të pranojnë dyndjet izraelite pas shembjes së shtetit të tyre në Palestinë. Ashtu si na sollën Mujahedinët iranianë dhe ujgurët. Sot ata kanë kolonitë e tyre në Shqipëri (Mujahedinët). Askush nuk mund të hyjë në qytetin e tyre në Manëz të Durrësit. Ata nuk pranojnë të integrohen me pjesën tjetër të popullatës. Por njëkohësisht përdorin si punëtorë shërbimi shumë banorë vendas.

Gjithashtu izraelitët pasi të bëjnë koloni të ngjashme me Mujahedinët, do të premtojnë politikisht të na hapin dyert e Evropës që të emigrojmë atje (për një jetë më të mirë, sipas nesh. Për një pastrim të vendit sipas tyre)

Sigurisht një 20 % të popullatës do ta mbajnë për t’u shërbyer për punët që ata nuk i bëjnë vetë.

A është ky një projekt i mundshëm?

Mundësitë që të realizohet janë të vogla, por jo të pamundura.

Faktori kryesor që mund ta pengojë këtë projekt është Turqia dhe trashëgimia e saj në Rumeli (Ballkan)

Sigurisht që Turqia me mënyrat e veta nuk do ta lejojë që përpjekjet e saj shekullore të shkojnë dëm, duke mbjellë një kancer në trupin e saj.

Problem tjetër është edhe rënia pak nga pak e Amerikës si superfuqi. Me rënien e saj edhe fuqia izraelite bie. Sigurisht në këto troje janë të paktën tre projekte strategjike që synohet të arrihen secili kundër tjetrit.

1. Shqipëria natyrale me Unionin Ballkanik të Turqisë.
2. Serbia e Madhe. Pak shanse të ndodhë.
3. Greqia e Madhe. Pak shanse të ndodhë.
E në fund edhe ky projekt izraelit që edhe ky ka pak shanse të ndodhë.

Në të gjitha këto projekte do të jetë faktori kryesor Turqia, e cila mbron interesat shqiptare dhe pengon krejt interesat e huaja në këtë rajon.

Shkruar nga Eduart Thartori – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit