2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Maqedoni e Veriut, puna jashtë orarit rëndon punëtorët dhe i çon në probleme shëndetësore

Më të lexuarat

Puna jashtë orarit ose puna e tepërt rëndon fizikisht dhe psiqikisht punëtorët dhe çon në probleme shëndetësore.

Sipas psikologes, Mila Ololoska, stresi, pagjumësia, rraskapitje, janë vetëm një pjesë përditshmërisë së punëtorëve kur është në fjalë shëndeti mental. Ajo thotë se te te ne disa mbijetojnë, ndërsa të tjerët janë në garën për të arritur sa më shumë kapital.

“Secila punë kërkon edhe angazhim mental, ofrim të zgjidhjeve, dhënie të ideve. Çdo gjë që punojmë ne, mentalisht ngarkohemi. Për shkak të punës njerëzit i mundon stresi kronik, dhe me këtë vjen edhe çrregullimi i gjumit, ushqimi jo i rregullt. Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur nga puna, pakënaqësinë e sjellin në shtëpi. Ndjehen të tensionuar, të rraskapitur, të shqetësuar dhe nuk shohin ndonjë qëllim ose perspektivë, por vetëm shohin se si të mbijetojnë dhe të sigurojnë ekzistencën. Sistemi është i tillë që bën që njerëzit të mos kenë ndonjë motivim. Madje edhe atë kohën e lirë që e kanë, për shkak të pandemisë dhe faktorëve të tjerë, nuk e kalojnë në mënyrë cilësore”, thotë Ololoska.

Mjekja dhe kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë në Maqedoni, Lidija Çolakova sqaron se faktori i parë që njerëzit punojnë pas 8 orëve në ndonjë kompani është që t’i kënaqin nevojat e familjes, punojnë punë shtesë dhe fizikisht janë të mbingarkuar. Ajo thotë se te ne popullata praktikon jetë jo të shëndetshme.

“Te ne njerëzit jetojnë jetë jo të shëndetshme, konsumojnë cigare ku pjesa më e madhe kanë problem në sistemin respirator. Këtë mund ta them me përvojën time 30 vjeçare dhe njerëzit që kanë shprehi jo të shëndetshme, pas disa viteve kanë pasoja në shëndet. Shtetet serioze udhëheqin me fushata që inkurajon popullatën të heq dorë nga pirja e duhanit”, thotë Çolakova Dervishova.

Studimi i përbashkët i Organizatës Shëndetësore Botëror dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës tregoi se në Ballkan, por edhe në Maqedoni, njerëzit kanë vdekshmëri të madhe për shkak të mbingarkesës së sëmundjeve që vinë nga puna e tej zgjatur dhe profesionet fizike. OSHB dhe ONP konkluduan se puna e tej zgjatur e rrit vdekshmërinë në sëmundjet në zemër dhe sulm në tru.

Të dhënat e Instat tregojnë se koha mesatare e punës gjatë vitit 2019 është 41.3 orë në javë, shumë më shumë se vendet evropiane të cilët punojnë 30-35 orë në javë. Në rajon më pak punohet në sektorin publik, ndërsa më shumë në sektorin e prodhimit me 46.3 mesatarisht. Sektori i dytë me mesatare më të madhe është tregtia, më pas transporti dhe gastronomia./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit