Turqia ka thënë se do të tërheqë ambasadorin nga Austria, pasi partitë e përfaqësuara në Parlamentin në Vjenë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke e cilësuar masakrën e armenëve nga forcat osmane si gjenocid.
Gjashtë partitë kanë nënshkruar deklaratën më 22 prill dhe kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat.
Ministria e Jashtme turke ka thënë se Turqia dhe populli turk “nuk do ta harrojë kurrë këtë shpifje ndaj historisë”.
Armenia thotë se 1.5 milion qytetarë të saj janë vrarë dhe dëbuar në vitin 1915.
Turqia nuk e pranon termin gjenocid, duke thënë se ajo ka qenë luftë civile, në të cilën kanë pësuar të dyja palët./rel/.kohaislame