0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bilanci i operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” në Jemen

Më të lexuarat

Me 2 mijë e 415 sulme ajrore në kuadër të operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” u shkatërrua forca ajrore e Husive në normën 95-98%.

 Operacionet ajrore të filluara nga forcat e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite me qëllim ndalimin e përparimit të Lëvizjes Husi (Ensarullah) e cila më 21 shtator 2014 pushtoi kryeqytetin e Jemenit, Sanën dhe më vonë edhe qendra të tjera të rëndësishme, përfundoi dy ditë më parë.

 Gjatë operacionit të quajtur “Stuhia e Vendosmërisë”,  bëhet e ditur që janë organizuar 2 mijë e 415 sulme ajrore dhe sipas statistikave jozyrtare kanë humbur jetën 944 persona dhe janë plagosur më shumë se 3 mijë.

 
Arabia Saudite, si shtet lider i operacionit, bëri të ditur që kanë përcaktuar tre synime kryesore, se me sulmet ajrore që vijuan prej 27 ditësh kanë arritur rezultat në objektivat e tyre luftarake dhe se kanë eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së Arabisë Saudite. Pas përfundimit të operacionit, tërheqja apo jo e Husive nga qytetet që kanë pushtuar dhe pika të tjera strategjike, do të jetë pyetja më kryesore për ditët në vijim.
 
Ndërkohë kur nuk dihet nëse Presidenti legjitim i Jemenit Abdurabbu Mansur Hadi, i cili gjendet në Rijad, do të kthehet në kryeqytetin Sana apo jo, mendohet që për kthimin prapa do të jenë përcaktues hapat që do të hedhë Lëvizja Husi.
 
Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, forcat e koalicionit, rreth dy orë pasi bënë të ditur që operacioni ka përfunduar, ngritën kampin ushtarak El-Istikbal në zonën Dala Hemdan në veri të kryeqytetit.
 
– Shtetet që morën pjesë në operacion –
 
Sado që “Stuhia e Vendosmërisë” të duket si një “Koalicion i Vendeve të Gjirit”, ndërkohë kur Sulltanati i Omanit si një shtet i Gjirit mbeti jashtë këtij koalicioni, mbështetja në sulmet ajrore e dhënë nga Egjipti dhe Maroku, i sollën operacionit një pamje të “koalicionit Arab”. Në operacionin “Stuhia e Vendosmërisë” nën komandimin e Arabisë Saudite morën pjesë këta shtete: Egjipti, Maroku, Jordania, Sudani, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Bahrejni.
 
– Avionët luftarakë të koalicionit realizuan 2 mijë e 415 sulme ajrore –
 
Avionët e varur nga forcat e koalicionit, kryesisht në kryeqytetin Sana, realizuan në shumë qytete sulme ajrore, qytete në të cilët dominonin militantët Husi. Ndërkohë kur në qytetet e përcaktuar si objektiv, dalin në plan të parë zonat ku gjendet ekzistenca ushtarake e Husive, në bombardimet e bëra iu dha përparësi këtyre objektivave ushtarake. Bëhet e ditur se në operacion janë eliminuar 95-98% të sistemeve të mbrojtjes ajrore nën kontroll të Husive dhe përsëri 80% e depove të armeve nën kontrollin e tyre.
 
Ndërkohë kur në veçanti në Sana janë goditur shumë depo armësh dhe municionesh, u bë e ditur se në disa prej këtyre depove gjendeshin raketa të tipit Scud. Përveç kësaj bëhet e ditur edhe se ndër objektivat e goditur ku përfshiheshin shumë kampe ushtarake dhe depo, ishin nën kontrollin dhe komandimin e liderit të rrëzuar, Ali Abdullah Salih.
 
Ndërkohë kur dihet mbështetja e Salihut për lëvizjen Husi, bëhet e ditur që kjo mbështetje filloi në vitin 2011 pas kryengritjeve popullore ndaj tij. Salihu, për rrëzimin e regjimit 33 vjeçar, tregon përgjegjës kryesisht Lëvizjen Reformatore Opozitare (Vëllezërit Muslimanë në Jemen) dhe Arabinë Saudite e shtetet e Gjirit për të cilat pretendon që i japin mbështetje kësaj lëvizjeje. Shtresa të ndryshme në Jemen, procesin e kalimit të Husive në Jemen dhe ndërhyrjen në politikën e këtij shteti, e komentojnë si “një hakmarrje” e Salihut.
 
– Objektivat e operacionit “Kthim në Shpresë” –
 
Ndërsa në deklaratën e forcave të koalicionit e cila citohet në agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, objektivat e operacionit që do të fillojë rishtazi, përmblidhen në këtë mënyrë: “Në kuadër të vendimi me numër 2216 që mori Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në datën 14 Prill, iniciativës së Këshillit të Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit dhe rezultateve të Konferencës së Dialogut Kombëtar të Jemenit, krahas fillimit të një sërë iniciativash politike në mënyrë të shpejtë në vend, u përcaktuan këta objektiva: mbrojtja e civilëve, lufta me terrorizmin, evakuimi i të huajve në vend, organizimi i ndihmave njerëzore në zonat e dëmtuara, ndalimi i përparimit të Lëvizjes Husi (Ensarullah) dhe ndalimi i mbështetjes me armë ndaj grupeve të varur nga presidenti i rrëzuar, Ali Abdullah Salih.
 
– Kush është Ali Abdullah Salih? –
 
Ali Abdullah Salih, si anëtar i fisit Sanhan, lindi më 1942 në qytezën Bejtu’l-Ahmar.
 
U zgjodh si president dhe kryekomandant i forcave të armatosura nga Kuvendi i Jemenit më datë 17 Korrik 1978 dhe si ushtaraku me gradë më të lartë në Jemen, luftoi për një qeveri republikane të mbështetur nga Egjipti përballë Sauditëve në luftën civile të viteve 1990-1994.
 
Salihu i cili fitoi zgjedhjet e 1982 dhe 1988 ku u paraqet si kandidati i vetëm, në vitin 1990 u bë prijës i bashkimit të Republikës Arabe të Jemenit në veri dhe të Republikës Popullore Demokratike të Jemenit Jugor.  Ndërkaq me rrëzimin e Bashkimit Sovjetik, pjesa jugore, për shkak të kushteve ekonomike në shtetin në drejtimin e qeverisë së veriut, drejtoi kërkesë për ndarje.
 
Jemeni Jugor përsëri shpalli pavarësinë në vitin 1994, por kjo kryengritje e cila zgjati për dy muaj u shtyp nga forcat e ushtrisë të regjimit të Salihut.
 
Jemeni i cili në Luftën e parë të Gjirit mbështeti Irakun, pagoi një kosto të lartë ekonomike. Ndërkohë kur Arabia Saudite ekstradoi më shumë se një milion punëtorë jemenas, edhe SHBA zbatoi embargo.
 
Ish-Presidenti i vjetër i Jemenit, Salihu, gjatë vizitës në Washington në vitin 2007, duke lejuar bombardimin e kampeve të Al-Kaidës brenda Jemenit nga avionëve luftarakë pa pilot të SHBA, i rregulloi marrëdhëniet me këtë shtet dhe arriti të përfitojë mbështetje ekonomike.
 
Në veçanti pas vitit 2001 për shkak të pakësimit të të ardhurave nga nafta, filluan kryengritjet e fiseve ndaj Salihut i cili nuk mund të transferonte para ndaj tyre. Më në fund, në vitin 2011 “Revolucioni i Jemenit më datë 11 Shkurt” nën ndikimin e “Pranverës Arabe”, rezultoi me kalimin e kompetencave të Ali Abdullah Salihut në datën 4 qershor 2011 ndaj ndihmësit të tij Abdurabbu Mansur Hadiut. Kështu në Jemen u rrëzua regjimi 33 vjeçar.
 
– Periudha Tranzitore –
 
Abdurabbu Mansur Hadi i cili u emëruar në detyrën e ndihmës kryetarit të shtetit në datën 3 tetor 1994 nga Salihu, pasi u plagos rëndë si rezultat i sulmit të organizuar në rezidencën  presidenciale më 3 qershor 2011, e mori qeverisjen në ngarkim me rolin e zëvendës presidentit.
 
Hadi i cili u mbështet për drejtimin e procesit të tranzicionit në Jemen nga OKB dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit në zgjedhjet për president të organizuar në datën 21 shkurt 2012 u paraqit si kandidati i vetëm, në datën 25 shkurt u emërua zyrtarisht si Kryetar i Shtetit të Jemenit.
 
Hadi, në procesin që filloi bashkë me pushtimin e kryeqytetit Sana nga paramilitarët e Lëvizjes Husi (Ensarullah) në datën 21 Shtator 2014 si dhe pas shtënies në dorë edhe të pallatit presidencial në datën 22 Janar 2015, bëri të ditur dorëheqjen e tij me justifikimin se “tashmë ka arritur në një gjendje që nuk e drejton dot më shtetin”. Ndërkaq Hadi, i cili më 21 shkurt arriti të largohet në Aden, duke bërë të ditur që është presidenti legjitim i shtetit, filloi të realizojë bisedime me palë të ndryshme dhe transferoi ambasadat e disa shteteve në Aden.
 
Pasi Husitët, duke vijuar në përparimin e tyre, arritën deri në afërsi të Adenit, Hadi iku në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad dhe kështu e vijon detyrën e tij në distancë. Ashtu si Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite bën të ditur operacionin “Stuhia e Vendosmërisë” ka filluar pas thirrjes së Hadiut, përsëri bëri të ditur që i është dhënë fund pas kërkesës së Abdurabbu Mansur Hadi.
 
– Lëvizja Husi Ensarullah) –
 
Husitët, si një fis anëtar të sektit fetar Zejdi të bazuar në besimin në 5 imamët, si rezultat i politikës “forcë e butë” të Iranit në zonë gjatë viteve të fundit, kaluan një transformim të shpejtë drejt Shiizmit që bazohet në besimin në 12 imamë sipas botëkuptimit “përfaqësuesit e dymbëdhjetë imamëve”. Botëkuptimi “përfaqësuesit e dymbëdhjetë imamëve” parashikon drejtimin e vendit jo nga kuvendi që përbëhet si rezultat i zgjedhjeve, por nga “imamët” që vijnë nga fisi i Pejgamberit.
 
Lideri i lëvizjes Ensarullah, Abdulmelik el-Husi, lindi në një fshat të qytetit Sadaa në veri të kryeqytetit Sana në vitin 1982 dhe arsimin e parë nuk e mori në shkollë zyrtare, por nga babai i tij, Husejin Bedreddin el-Husi.
 
 
 
Gjatë kryengritjeve të Husive në vitin 2004, Husejin Bedreddin el-Husi humbi jetën dhe pas kësaj në vendin e tij kaloi Abdulmelik el-Husi dhe në vijim tërhoqi vëmendje pasi lëvizjen  e fokusoi mbi drejtimin e politikës së Iranit.
 
– Ndikimi i OKB-së gjatë operacionit dhe takimet diplomatike –
 
Ndërkohë kur operacioni “Stuhia e Vendosmërisë” gjeti përkrahje të gjerë në arenën ndërkombëtare, mundësimi i ndihmës logjistike dhe informative nga SHBA, u bë edhe forca shtytëse e operacionit.
 
Përpjekjet për pajtim të drejtuara nga Xhemal bin Omer, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Jemen, duke filluar që nga viti 2011 shumë herë janë ndërprerë dhe bashkë me ndërhyrjen në politikën e shtetit nga Husitët, kjo iniciativë mori fund.
 
Bin Omer i cili shpesh herë organizoi mbledhje pajtimi mes Husive dhe Hadiut, kur nuk arriti të marrë rezultate të cilat të ishin pengesë për operacionin, u tërhoq nga Jemeni. Bashkë me këtë bëhet e ditur që hapi më ndikues i OKB në procesin e operacionit, ishte vendimi me numër 2216.
 
Ndërsa një shtet tjetër i cili zbatoi metodën e takimeve diplomatike dhe që tregoi “përpjekje për pajtim” ishte edhe Turqia.
 
Ankaraja zyrtare e cila shpalli që mbështet operacionin ushtarak të filluar nga Arabia Saudite me qëllim që të ndalojë përparimin e Lëvizjes Ensarullah dhe që zgjati për 27 ditë, pasi mori edhe vendimin për të vepruar bashkërisht me qeverinë e Teheranit për ndërmjetësim dhe armëpushim mes palëve pas vizitës që realizoi Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në datën 7 Prill, e kaloi objektivin nga zgjidhja ushtarake në zgjidhjen politike dhe diplomatike në Jemen.
 
Fakti që në deklaratën e përbashkët për shtyp që Presidenti Erdoğan e realizoi gjatë vizitës në Teheran bashkë me Presidentin e Iranit Hasan Ruhani, ku Erdoğan tha: “T’i ulim në tryezë palët që vrasin njëri-tjetrin dhe t’i japim fund këtij gjaku”, nga specialistët u vlerësua si një propozim i cili do të ripërpilojë ekuilibrat në Lindjen e Mesme.
 
Edhe Pakistani i cili ndërmori iniciativën për të qenë pjesë e ndërhyrjes në operacion në kuadër të hapave që hodhi Turqia, ishte në mendimin e zgjidhjes diplomatike. Në bisedën telefonike që Presidenti Erdoğan realizoi me Kryeministrin e Pakistanit, Navaz Sherif, arritën në mendimin e përbashkët se duhet të shtohen përpjekjet në mënyra që situata e keqësuar në Jemen të zgjidhet me metoda paqësore.
 
– Vendimi numër 2216 i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara –
 
Projektligji i përgatitur nga shtetet e koalicionit të cilat realizuan sulm ajror ndaj Husive në Jemen dhe që u paraqit nga Jordania në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kaloi nga këshilli në 14 Prill me mbështetjen e 14 shteteve dhe me abstenimin e Rusisë dhe u shndërrua në vendimin numër 2216.
 
Në vendim e marrë u kërkua që Husitët të braktisin dhunën pa paraqitur një kusht paraprak, të tërhiqen nga zonat që kanë pushtuar, të kthejnë pajisjet ushtarake që kanë marrë në zotërim dhe menjëherë të lirojnë të burgosurit politik dhe ushtarët në moshë minorene.
 
Në vendimin ku kërkohet nga të gjithë palët që të krijohen mundësitë për evakuimin e qytetarëve të shteteve të huaja, punonjësve për ndihmë dhe të diplomatëve, u kërkua edhe qe të ndërpriten sulmet në mënyrë të koordinuar me qeverinë e Jemenit më qëllim që të mund të dërgohet ndihmë njerëzore.
 
Përveç kësaj vendimi ndalon edhe sigurimin direkt apo indirekt të armëve ndaj  djalit të ish-Presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Salihut, Ahmed Ali Salihut dhe ndaj liderëve të Husive, Abdulmelik el-Husiut, ndalon shitjen dhe transferimin e armëve dhe parashikon embargo për këta persona.
 
Këshilli i Sigurimit të KB njohu një kohë prej 10 ditësh për zbatimin e këtij vendimi.
 
Çfarë do të ndodhë pas kësaj? –
Pasi Arabia Saudite bëri të ditur që operacioni “Stuhia e Vendosmërisë” ka përfunduar, nga të gjithë palët bëhen deklarata për “fitore”. Ndërkohë kur Arabia Saudite bën të ditur që ka arritur të gjithë objektivat e operacionit, edhe Presidenti i Jemenit Hadi, dha deklarata të ngjashme.
 
Hadi, në fjalimin e tij në televizion, u shpreh se: “Nuk ka dyshim që do të arrijmë në fitore. Së afërmi do të dalim nga kjo krizë dhe do të kthehemi në Sana dhe bashkë me të gjithë popullin do të ndërtojmë sërish Jemenin.”
 
Edhe në televizionin el-Mesire të Lëvizjes Husi (Ensarullah), kishte deklarata të ngjashme. Disa lider Husit, ndërkohë kur bënin të ditur që operacionet nuk e kanë thyer forcën e lëvizjes, pavarësisht gjithë forcës së shteteve të Gjirit, deklaruan se “Fitorja u përket atyre”.
 
Ekzistenca e Husive në Jemen në qytetet si Sana, Taiz, Hudejbe, Ibb dhe Aden dhe konfliktet në këta qytete, pritet që në ditët në vijim t’i japë drejtim operacionit “Kthim në Shpresë”, si etapa e dytë e bërë e ditur nga Arabia Saudite.
 
Nëse Husitët tërhiqen nga Sana dhe qytetet e tjerë dhe pas rikthimit të Hadiut në shtetin e tij e realizimit të ambientit të përshtatshëm për funksionimin e qeverisë, pritet që operacioni “Kthim në Shpresë” të përparojë në kuadrin “politik dhe diplomatik”.
 
Ndërkaq nëse konfliktet në Aden dhe politika e “fokusuar në përparim” e Husive, nuk përfundon, parashikohet që operacioni “Kthim në Shpresë” të ketë edhe hapat e tij ushtarak. Ndërkohë kur ende Husitët nuk kanë bërë një deklaratë për tërheqjen pas ose për lënien e armëve, zhvillimet në ditët në vijim, është e qartë që do të jenë përcaktuese për ata që do të ndodhin në ditët në  vijim.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit