Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sivjet ka rritur përkrahjen përmes pagesave direkte për blegtorët, bletarët dhe vreshtarët.
Për përkrahjen e këtyre sektorëve përmes pagesave direke, që nga sot janë hapur edhe thirrjet për aplikim dhe aplikuesit do të kenë afat prej 45 ditësh për të aplikuar për t’u mbështetur përmes pagesave direkte për këta sektor dhe për material fidanor.
Pagesat direkte për lopë dhe buallica qumështore nga 50 euro sa ishin vitin e kaluar sivjet do të jenë 70 euro për krerë, pastaj për dele dhe dhi qumështore pagesa nga 10 euro për krerë, do të jetë 15 euro për krerë. Ndërkaq, për dosa për riprodhim sivjet do të jenë nga 20 euro për krerë, nga 10 euro për shoqëri bletësh, pastaj për ata që kanë 2000-10000 pula vojse pagesat direkte do të jenë nga 0.50 euro për krerë, ndërsa për ata që kanë mbi 10000 pula vojse pagesat do të jenë nga 0.40 për krerë.
Edhe sivjet do të mbështetën qumështarët përmes pagesave direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, ku për ekstra klasë përkrahja financiare do të jetë 0.06 euro për litër, për klasën e parë 0.04 euro për litër dhe për klasën e dytë 0.02 euro për litër.
Për herë të parë sivjet po mbështeten edhe therjet e raportuara të kafshëve, ku për çdo therje të kafshëve pagesat do të jenë nga 30 euro për krerë.
Ndërsa, vreshtarët që kanë të mbjellë vreshta nga 0.10 hektarë deri 100 hektarë do të subvencionohen në vlerë prej 1.000 euro për hektarë, ndërkaq ata që kanë të mbjellë vreshta mbi 100 hektarë.kohaislame