2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

DREJTORI I POLICISË SË SERBISË ‘ZBARKON’ NË KOSOVË

Më të lexuarat

Sipas gazetës Zëri drejtorët e Përgjithshëm të Policive të Rajonit kanë arritur në Kosovë ku do të të marrin pjesë në një konferencë të organizuar nga ICITAP-i Amerikan.
 
Në mesin e tyre pritet të jetë edhe i pari i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç.
Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar për “Zërin” se shtetet që pritet të jenë pjesëmarrëse janë, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.
 
Ndryshe, drejtori i policisë të Serbisë, Milorad Veljoviç kohë më parë u takua në Beograd me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë të EULEX-it.
 
Gjatë këtij takimi temë diskutimi ishte zgjidhja e problemeve aktuale pas shtimit të numrit të emigrantëve nga Kosova të cilët përmes Serbisë po kalojnë nëpër vendet e Bashkimit Evropiane, shkruan zeri.info.
 
Po ashtu është biseduar edhe për luftën e përbashkët kundër të gjitha formave të krimit të organizuar si dhe për sigurinë përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. /rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit