-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Metoda e re e Izraelit për të zhdukur Palestinën

Më të lexuarat

Fermerët palestinezë në Rripin e Gazës po e akuzojnë Izraelin se ka përdorur pesticide shkatërruese për të dëmtuar tokën e tyre bujqësore pranë kufirit me Izraelin.
“Avionët izraelitë kanë mbuluar arat tona me kimikate misterioze dhe pesticide,” tha të martën fermeri Essam Abu Muhareb, i cili zotëron tokë bujqësore në Rripin e Gazës.
“Ne kemi vërejtur se një pjesë e madhe e misrit ishte dëmtuar,” pohoi ai.
Fermeri Mohamed Abu Gabal dha një pohim të ngjashëm, duke thënë se të lashtat e tij të misrit ishin dëmtuar pasi u mbuluan me pesticide izraelite.
“Unë kam pasur një humbje prej 15,000 $,” tha ai.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë në Gaza, rreth 23 hektar tokë bujqësore janë dëmtuar nga pesticidet izraelite.
“Pesticidet izraelitë kanë dëmtuar farat dhe pemët,” thanë zyrtarët, duke paralajmëruar se fermerët palestinezë do të pësojnë humbje të rënda për shkak të spërkatjeve kimike nga ana e izraelit.
Autoritetet në Gaza kërkuan nga Kryqi i Kuq dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) për t’u bërë presion autoriteteve izraelite për informacione në lidhje me pesticidet. /MSZH
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit