2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pas më shumë se një viti, qytetarët e RMV-së prej sot mund të udhëtojnë në Greqi

Më të lexuarat

Greqia prej sot do të hap vendkalimin kufitar Evzonia për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët do të kenë test negativ PCR, letër dëshmi që kanë marrë të dy dozat e vaksinave kundër Covid-19 dhe rezultat pozitiv të antitrupave, theksoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të djeshëm me homologun grek Konstadin Micotakis në Athinë, njofton Portalb.mk.

Më 14 maj (sot) do të filloj edhe sezoni turistik dhe do të lejohet hyrja e turistëve të huaj. Greqia i pranon të gjitha vaksinat kundër Covid-19, dhe jo vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sipas protokolleve shëndetësore të miratuara në vend, të botuara në faqen e internetit të Ministrisë Greke të Punëve të Jashtme, do të njihen në kufi edhe certifikatat e vaksinimit me vaksinat ruse dhe kineze, të cilat nuk janë të miratuara ende për përdorim nga Bashkimi Evropian. Autoritetet greke të turizmit thanë se testi PCR negativ nuk do të kërkohet nga turistët e imunizuar me Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca, Novavax, Johnson&Johnson, Sinovak, Sinofarm dhe Sputnik.

Greqia ka njoftuar se vaksinimi nuk është një kusht i detyrueshëm për hyrjen në vend por, do të jetë i mjaftueshëm një test PCR negative jo më i vjetër se 72 orë dhe dëshmia se keni kaluar Covid-19. Nëse vaksinimi është i plotë dhe nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë si dhe I vaksinuari ka një certifikatë të vaksinimit atëherë nuk është i nevojshëm një test PCR negativ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit